LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë foshnja, që u braktis nga nëna 30-vjeçare

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka ndërruar jetë foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ditën e djeshme.

Foshnja u braktis nga e ëma e cila është shoqëruar tashmë në polici.

Foshnja u gjet nga një banor i pallatit, pasi dëgjoi të qarat dhe më pas lajëmroi policinë.

Foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pavarësisht përpjekjeve të mjekvë, foshnja nuk ia doli dot.

E ëma në dëshminë e saj, ka thënë se braktisi foshnjen, pasi familja e saj nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.

Share This Article