EMRAT/ Prangoset shoferja 53-vjeçare, përplasi fatalisht 71-vjeçaren me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 71-vjeçare, identifikuar si Margarita Çeta, është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër. E moshuara po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit.

Policia ka vënë në pranga shoferen 53-vjeçare, Angjelina Radoja.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur