Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 21 vjeç dhe A. I., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një bagëti në pronësi të shtetasit S. I.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u krye kontroll në banesën e shtetasit M. L., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu, që posedohej pa leje, disa fishekë dhe një kapuç për maskim.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.