EMRAT/ Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tentoi burri ta mbyste para 3 ditësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Etleva Bodi, një 31-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin San Paolo të Savonës në Itali, pas 48-orësh luftë me jetën.

Bodi nënë e 4-fëmijëve, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga bashkëshorti i saj Selami Bodi, i cili tentoi ta mbyste në ambientet e banesës.

41-vjeçari Selami Bodi, u arrestua nga karabinierët e komandës provinciale të Savonës të drejtuar nga komandanti i kompanisë Fabio Truddaiu. Ai tashmë ndodhet në burgun në Marassi, i akuzuar për vrasje.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona dhe dyshohet se shkak për grindjen mes çiftit është bërë xhelozia.

Ditën e ngjarjes katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre kur bashkëshorti tentoi ta mbyste.

Dyshohet se burri e gjeti bashkëshorten duke folur në telefon dhe e sulmoi duke e mbytur dhe lënë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së tyre.

Më pas ai telefonoi ambulancën, ku personeli mjekësor e gjeti në gjendje të rëndë.

Pas 60 minutash në reaminacion, mjekët arritën t;i kthenin frymëmarrjen viktimës, por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë këtë të hënë.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur