EMRAT/ Arrestohen 3 persona, u kapën duke shitur kanabis

Jugulajm.net
2 Min Read

Kledi Avdiaj, Luan Çupi, Marjan Nikolli janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Combination”, pasi shisnin kanabis në zona të ndryshme të Kamzës.

Gjatë kontrollit në banesën e Marjan Nikolli, shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në Kamëz, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit

K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz;

M. N., 48 vjeç, banues në Valias.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.      

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur