Një fenomen i pazakontë ka ndodhur së fundmi në veri të Anglisë duke shqetësuar banorët. Britanikët në rajonin lindor të Kent-it u zgjuan sot herët me qiellin e natës të shkëlqyer në një ngjyrë të frikshme rozë, ç’ka bëri që shumë prej tyre të trembeshin për fundin e botës.

Foto të shumta të qiellit të pazakontë mbushën rrjetet sociale të shoqëruara me komente frike e zemërimi, teksa njerëzit nuk kuptonin çfarë fenomeni mund ta shkaktonte, shkruajnë mediat vendase.

Në një prej imazheve jashtë barit “Bethany’s Sandwich” në Westgate, qielli dukej krejtësisht i mbushur me ngjyrën e frikshme rozë, madje dhe me një pikë origjine që dukej në distancë.

Mes komenteve të vendasve online thuhej: “Mendova se ishte fundi i botës, po prisja që të fillonin të zbrisnin kalorës”, ndërsa një tjetër thotë: “Mendova se ishte personazhi Zuul i filmit Ghostbusters.”

Megjithëse shkaku i fenomenit nuk është identifikuar, në përgjigje të ankesave autoritetet sugjeronin se skena kishte marrë pamje të tillë ndoshta prej dritave artificiale të një kompanie bujqësore që po rrit miliona domate në sera.

FOTO/ Fenomen i pazakontë në Angli, çdo gjëFOTO/ Fenomen i pazakontë në Angli, çdo gjë