Korça është zgjuar sot nga një ngjarje sa e  rëndë aq edhe e pazakontë.

Një burrë i identifikuar me emrin Jonis Mazllëm ka plagosur një grua me mjete të forta, e cila është transportuar në spitalin rajonal të qytetit.

Një person i tretë i cili ka tentuar të largojë autorin ka mbetur dhe vetë i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazarin e Korçës.

Autori dyshohet se është përdorues drogedhe është shoqëruar në Polici.

Njoftimi i policise:

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.