Dy persona të armatosur dhe me maskë kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Malecaj të Lezhës.
Ata kanë hyrë fshehurazi dhe më pas i ka dëgjuar i zoti i shtëpisë, Nikoll Buja, i cili menjëherë ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë.
Dy grabitësit e kanë dhunuar të moshuarin në tentativë për t’i mbyllur gojën, megjithatë menjëherë kanë dalë banorët e lagjes pasi kanë dëgjuar zhurmën.
Si pasojë, grabitësit janë larguar menjëherë.