Shpallet në kërkim 35-vjeçari gjirokastrit, vodhi lekë në banesën e nënës së tij

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin K. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka vjedhur një shumë lekësh, në banesën e nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article