Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune te diga e liqenit të Paskuqanit, dyshohet i vetëmbytur.

Policia bën me dije se i riu, me iniciale, S. B., 20 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ,materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.