Merr flakë shtëpia, shpërthen bombola e gazit

Jugulajm.net
1 Min Read

Shpërthen një bombol gazi në një banesë në Vlorë. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, banesa ka marrë zjarr.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë pasditen e së hënës.

Rruga e ngushtë i ka vështirësuar punën zjarrfikëses që ka shkuar për ndihmë. Ndërkohë situata është normalizuar pa dëme në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e objektit dy katëshe në momentin që ndodhi ngjarja.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur