Mjeket e Spitalit “Përparim Tepelena” ne Tepelene, kane dale kunder vendimit te Ministrise se Shendetesise dhe aprovimit te deputetes socialiste te zones Mirela Kumbaro, per transformimin e ketij spitali ne nje Qender Shendetesore.
Tre dite me pare gjashte nga shtate mjeke qe ka gjithe spitali, kane bere peticion ku kane renditur kerkesat dhe arsyet per te mos transformuar kete institucion shendetesor, ne nje qender te thjeshte shendetesore pa trajtim te pacienteve.
Vete mjeket tepelenas paten kerkuar ndihmen e mediave per te sensibilizuar kete problematike, por sot ne menyre skandaloze ata u kercenuan nga Ministria e linjes me vendin e punes nese do te reagonin ne media.
Te gjendur ne keto kushte pacientet tepelenas kundershtojne transformimin e spitalit nga 1 janari i 2024, pasi do t’u duhet qe per viziten me elementare te udhetojne drejt Gjirokastres apo Fierit.