Gazetari Artur Bibe ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku një shqiptare 50-vjeçarja ndërroi jetë teksa po pastronte një makinëri që grinte mishin.
Gazetari ka deklaruar se policia po heton për një vrasje me dashje, për shkak se dikush e ka vënë në punë makinërinë që gruaja po pastropnte, në një kohë kur ajo nuk duhet të ishte ndezur. Ai ka shtuar se fillimisht gruas i ka kapur flokët makinëria dhe më pas pjesën e qafës.
“Dy fëmijët po marrin ndihmë nga autoritet, teksa janë shoqëruar edhe nga një psikolog për të kaluar traumën që përjetuan, pasi ata e panë nënë e tyre të vdekur të parët. Vendi ku punonte gruaja ishte shumë pranë shtëpisë së tyre.
Raportohet se është një ngjarje aksidentale, që dikush ka ndezur makinërinë që zonja po pastronte. Hetimi po bëhet nëse ka qenë vrasje me dashje, pasi makineria nuk duhet të ishte e ndezur në atë moment.
Teksa gruaja ishte duke pastruar, makinëria ëhstë ndezur dhe i ka kapur fillimisht flokët dhe pastaj, i ka prekur qafën, ajo ka future dorën për të ndalaur makinerinë por nuk ka mundur dhe ka ndërruar jetë.
Gruaja ishte e divorcuar, më parë ka pasur lejeqëndrim në Greqi, por tashmë ishte llegalisht, pasi i kishte skaduar ehde pasaporta që në vitin 2013.”- tha gazetari.