Albert Malaj, Kryetari i Bashkisë Memaliaj, ka denoncuar dhunën shtetërore ndaj bashkisë që drejton, bllokimet e shumta dhe përfshirjen e policisë në këtë skenar izolimi te padrejte

Bllokimi i fondeve, si dhe pengimi i ushtrimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë është antikushtetues dhe në kundërshtim me Kartën Evropiane të të Qeverisjes Vendore.

Kujtojme se Albert Malaj ne zgjedhjet vendore ka mundur me rezultat te thelle dhe poshterues kandidatin e PS-se, i cili kishte mbeshtetjen totale te gjithe qeverise me ne krye deputetin e zones Laert Duraj.

Sic duket kjo eshte arsyeja pse qeveria dhe deputeti Laert Duraj nuk e kaperdijne dot kete fakt te qenesishem dhe paturpesisht perdorin metoda bllokuese per nje komunitet te tere.

Ja postimi i plote i Malajt:

APEL PËR REFLEKTIM.

● Së pari ju përshëndes JU qytetarëve të Bashkisë Memaliaj duke ju uruar shëndet,
mbarësi në familjet tuaja dhe do të doja t’ju bëja me dije për disa shqetësime, të cilat ashtu siç i kemi ndarë me ju nga nisja e rrugëtimit të përbashkët.
● Misioni ynë i përbashkët është ndryshimi i kësaj bashkie, por që me marrjen e detyrës 3 muajve u vumë në ndjekje të çdo shqetësimi që kanë qytetarët e Memaliajt dhe fshatrave të kësaj bashkie, duke shfaqur guxim dhe energji, që buron nga forca juaj e të vendosurit.
● POR bashkia jonë po shikohet me një sy tjetër me shpalljen e rezultatit!
● A thua se po përballemi me një embargo për drejtuesit dhe qytetarët, që zgjodhën me vullnetin e tyre?
● Menjëherë u bllokuan llogaritë e bashkisë me përmbarim, duke penguar veprimtaritë zhvilluese të bashkisë, të vëna re më së miri nga ana juaj.
● Pse nuk ndodhi me administratën e parë, kur shkresa e tillë kishte kohë në thesar, por nuk ezaurohej?
● U bllokuan makinat e mbetjeve, që të mos hidheshin mbeturinat tek vendi që kishte 30 vjet, menjëherë sa u mor detyra nga ana jonë.
● U procedua firma e pastrimit dhe bashkia.
● Mjetet kanë qëndruar një javë të mbushura me mbeturina deri në caktimin e një vendi tjetër depozitimi, i ndryshëm nga ai i 30 viteve, që u realizua në kohë rekord nga administrata e re.( sot ka bashki qe i derdhin ne gryk te vjoses por nuk ngacmohen apo proçedohen nga policia)
● Në çdo takim që bëhet për çështjen e lumit Vjosë, caktohen qytete të tjera, që nuk përshkohen nga Vjosa dhe s’kanë asnjë lidhje me të.
● Në datën 20 shtator policia e partise ka bllokuar mjetet e bashkisë fadrom dhe
kamion, që sistemonin lulishten në hyrje të qytetit, me pretendimin se kanë cënuar
strukturën e tokës, duke bllokuar dhe lënë në ruajtje këto mjete.
● Janë proceduar në prokurori shoferët dhe stafi drejtues i bashkisë!
● A thua kanë të bëjnë me një organizatë kriminale dhe jo një institucion vendor
legal të dalë nga vota e qytetarëve?
● Kush mundet ta gjykojë vendimin tuaj për të zgjedhur të lirë?
● I bëj apel policisë së qarkut Gjirokastër, të kryejë detyrën dhe respektojë ligjin njësoj për të gjithë, jo në mënyrë selektive, të mos marin urdhra politike, pasi nuk është
një staf i bashkisë, por të gjithë qytetarët, që kanë vendosur për të bërë këto ndryshime pozitive për komunitetin e bashkisë.
● I kujtoj policisë të shikojë mjetet që kemi denoncuar, që levizin pa targa, me xhama të zinj dhe me targa fallco në territorin e bashkisë dhe të lirojë mjetet e bashkisë që
vazhdojnë të bëjnë punën legale në të mirë të komunitetit e qytetarëve.
● Ne si staf në aleancë të plotë me qytetarët, nuk intimidohemi nga presioni policor politik dhe do punojmë me fonde të limituara, por të vendosur më shumë se kurrë për të ndryshuar faqen e kësaj bashkie, duke përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, pasi ky është misioni që kanë vendosur qytetarët e Memaliajt.