Është vetëm 22-vjeçe dhe pasioni i saj është endja në tezgjah.

Ela Jaku nga Dajçi i Lezhës është studente e degës Matematikë-Fizikë dhe kohën e lirë ja kushton artizanatit që sipas saj janë të lidhura me njëra-tjetrën.

E frymëzuar nga një grua e fshatit, e reja e nisi ta mësojë këtë zanat 5 vite më parë dhe sot e ushtron me përkushtim e pasion.

“E kam filluar para 4 viteve, e kisha pasion, është diçka shumë e bukur, aq më tëpër që përfaqëon kulturën dhe traditën e vendit tonë”, tregon ajo.

Puna në tezgjah kërkon përkushtim dhe durim, por më së shumti kërkon ta duash atë. 22-vjeçaren e gjejmë duke punuar në veke, një punë artistike mjaft e vështire që kërkon kohë thotë Ela.

Ndërsa thotë se nuk do t’i ndalet këtij profesioni, Ela Jaku ka një mesazh për bashkëmoshataret e saj.

“Nuk do të heq dorë nga punë pasi më pëlqen shumë, ftoj dhe të rinjtë jo se është profesion që sjell të ardhura të mëdha në Shqipëri por është diçka ndryshe dhe e bukur”, shprehet ajo.

Zadrima e Lezhës është një zonë me traditë artizanati dhe pavarësisht vështirësive, me shumë sakrifica ky profesion po vazhdon të mbahet gjallë, duke u trashëguar tek brezi i ri.