Spanja ka goditur “Kartelin Ballkanik” të drogës duke sekuestruar 1700 kilogramë kokainë në portin e Valencias.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.
I arrestuari sipas mediave iberike kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin dhe ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale.
Kokaina ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.