Efektivi i policisë konfliktohet me atë të “Shqiponjave”, nuk pranoi t’i kontrollohej makina

Jugulajm.net
1 Min Read

Një efektiv i policisë së Vlorës i cili ka qenë në automjet me dy persona të tjerë është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave” në kryeqytet.

Dyshohet se polici nga Vlora nuk ka pranuar kontrollin në makinë nga efektivi i Shqiponjave dhe kjo ka sjellë nisjen e debatit mes tyre.

Sakaq, raportohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin mbi rastin dhe i ka shoqëruar të dy efektivët për t’i marrë në pyetje.

Share This Article