EMRI/ Vrasja e 33-vjeçarit, arrestohet vëllai i autorit

Jugulajm.net
2 Min Read

Pas vrasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme ë Shkodër ku mbeti i vdekur 33-vjeçari, Valter Fierza është bërë i mundur ditën e sotme arrestimi i vëllait të autorit të dyshuar.

Mësohet se në pranga ka rënë Paolo Mhilli. Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë,  Aleksandër Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.

Emrat e mësipërm mësohet se janë kushërinj të autorit. Pas aksionit në terren u bë e mundur arrestimi i Paulo Mhillit.

Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga Klodian Mhilli i cili është shpallur në kërkim.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka nisur për të një konflikti mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.

Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimim. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Pas debatit autori njëkohësisht edhe fqinj i tyre ka kalashnikov duke e vrarë në vend 33-vjeçarin.

Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe kanë të vdekur 33-vjeçarin i cili ishte i shtrirë pranë makinës së tij.

Autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur i cili u shpall në kërkim.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Share This Article