FOTO/ Përplasen 2 makina, 4 persona përfundojnë në spital

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, ata janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur