Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme që do të sjellin kryesisht mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës.
Pjesa e dytë e ditës do të shoqërohet me kalime të lehta të vranësirave në të gjithë teritorin, por që nuk do të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.