Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Mulletit, teksa një automjet tip “Hummer” ka përfunduar në një kanal. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Më poshtë një foto nga aksidenti, ku shihet makina luksoze në kanal, ndërsa një person të hapë derën e pasagjerit.
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa duhet theksuar se dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Detaje të tjera priten të mësohen në minutat në vazhdim.