Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal paraditen e kësaj të premteje ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë orarit të punës në një lavazh.

Pronari i biznesit është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Mësohet se 37-vjeçari Abedin Hajdari, banues në Dimal, ka në pronësi lavazhin ku humbi jetën tragjikisht minoreni.