Pasditën e të shtunës një sherr banal ka përfunduar në dhunë fizike mes shqiptarëve në Greqi.
Para stadiumit në Korinth, raportohet se një 64-vjeçar ka sulmuar disa tifozë.
Sipas informacioneve thuhet seegjithçka ka ndodhur kur tre shqiptarë (njëri prej tyre kishte me vete fëmijët e tij) kanë shkuar në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Vendor.
Teksa arritën te parkingu i stadiumit, një tjetër spektator, gjithashtu shqiptar, iu afrua atyre dhe nisi t’i shante, më pas sulmoi dy nga tre personat dhe filloi t’i godiste. Por sulmi nuk u ndal me kaq. Sulmuesi më pas ka marrë një drapër nga një automjet i parkuar dhe i ka sulmuar sërish duke i plagosur lehtë. Ndonëse autori u largua nga vendngjarja ai u arrestua më vonë.