Një tërmet i fortë është ndjerë në Napoli mbrëmjen e sotme.
Siç raportohet, tërmeti është i shkallës 4.0 ballë i shkallës Rihter.
Mediat italiane thonë se qytetarë të shumtë kanë ndjerë lëkundjet e tokës dhe kanë dalë në rrugët e qytetit në panik.
Thellësia e tërmetit është regjistruar rreth 1.7 km dhe zonat ku u ndje më shumë janë: Posillipo, Fuorigotta dhe Vomero.