Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se janë arrestuar 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit.
Manja bën me dije se ata i shkaktuan shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh.
Ai thotë se do të ketë zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale.
“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, zyrtarë para drejtësisë!
Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!
Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!
Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore.
Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit.”, shkruan Manja në rrjetet sociale.