Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. S., 35 vjeç, banues në Çukë, Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në aksin rrugor Çukë-Berdenesh, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente. Shuma e parave dhe dokumentet e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale; – thuhet në njoftimin e policisë.