Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se janë përplasur automjetet “Mercedes-Benz” me targë AA108FR me drejtues Zenel Tusha me mjetin tip “Mitsubishi” me targe SR5883B me drejtues Elton Cela, 32 vjec.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur pasagjerja e mjetit “Mercedes-Benz”, shtetasja Adife Tusha 63 vjeç dhe drejtuesi i mjetit “Mitsubishi” ndërsa shtetasi Elton Cela, 32 vjeç.
Të plagosurit po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit te Sarandës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.