LAJM I FUNDIT/ Foshnja 1 vjeç e gjysmë niset me helikopter nga Delvina drejt Tiranës, dyshohet se konsumoi metadon

Jugulajm.net
0 Min Read

Një foshnjë 1 vjeç e gjysmë është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Dyshohet se ka konsumuar metadon.

Ngjarja ka ndodhur në një familje nga Saranda, teksa familjarët ndodheshin me pushime në Delvinë.

Fillimisht foshnja është paraqitur me urgjencë në spital konvulsione.

Sipas familjarëve metadonin e përdorte daja i fëmijës.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ndërsa gjendja e fëmijës raportohet se është e qëndrueshme.

Share This Article