Procedohet 17-vjeçari gjirokastrit, drejtonte makinën pa patentë, aksidentohet, dëmtohet ai dhe 16-vjeçari pasagjer

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, që drejtonte i papajisur me leje drejtimi, një automjet pa targa.

Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar.

Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa.

Share This Article