Megjithëse kudo ka entuziasëm për pushtimin e Shqipërisë nga turistët italianë, prap siç thotë shprehja e vjetër “pyll pa derra nuk ka”.
Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që janë larguar pa paguar, pasi kanë ngrënë darkë.
Në fakt, pronarët e restorant “Guva” nuk e shoqërojnë videon as me mallkime as me negativitet. Me ironi u urojnë pushime të mbara katër të rinjve italianë që nuk kanë dashur të paguajnë darkën.
“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale.
Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre.