Zjarr ne kullotat e Njesise Administrative Odrie-Bashkia e Gjirokastres.
Forcat zjarrfikese te Gjirokastres nen drejtimin e Pëllumb Shalarit, kane operuar ne terren per gjashte ore rresht, derisa beren te mundur shuarjen e flakeve qe kishin gjeneruar ne fshatin Labovë.
Flaket kercenonin banesat ndaj u vleresua situata, duke shmangur rrezikun dhe shtimin e forcave zjarrfikese ne terren.
Sipas vleresimit paraprak behet fjale per 4 ha kullote e djegur.
Nderkaq drejtuesi i PMNZSH Gjirokaster, Pellumb Shalari, shprehet se duhet te tregohet kujdes dhe përkushtim të shtuar nga të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes së qytetareve për t’iu përgjigjur në kohë ndaj situatave.