Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Homesh të Dibrës ku pas një konflikti është plagosur për vdekje 26-vjeçari, Dritan Manjani.
Mësohet se ne fillim u njoftua se i riu u godit me plumb, por më pas u mësua se i riu u plagos me kaçavidë nga Dorjan Dema. Manjani dhe Dema dyshohet se janë konfliktuar për një problem të vjetër e cila ka agravuar deri në përdorimin e kaçavidës.
Dema është arrestuar dhe ndodhet në komisariatin e Dibrës. Gjithashtu mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmë në orët e vona.
Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.