Ndërron jetë Marjola Myrtollari e cila u plagos në datën 4 Qershor, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.
Marjola prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëvë të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.
Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me jetën.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua.
Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.