Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës pasditen e kësaj të diele.
Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit në motor ka qenë shkëndija elektrike ose tej nxehja e saj.
Së bashku me makinën tip fuoristradë që po digjej, ka marrë flakë dhe asfalti i rrugës.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë policia po pyet pronarin e mjetit.