Procedohet 82-vjeçari nga Mashkullora, ndërtoi pa leje

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 82-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje në fshatin Mashkullorë.

Materialat në ngarkim të të moshuarit u referuan në prokurori, ku u vendos të procedohej në gjendje të lirë në lidhje me ndërtimin pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Share This Article