I pyetur në polici pas arrestimit, Rei Meta autori i ngjarjes ku mbeti i vdekur inxhinieri Armando Meshau, ka thënë se nuk ka patur si qëllim për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.
Rei Meta tregon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.
Meta pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.
Rei Meta fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës.
Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.
Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë.
Meta pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.