Ura mbi përroin e Zerzebilit në lagjen Cfakë në qytetin e Gjirokastrës, rezulton monument kulture i kategorisë së parë.
Por kjo urë e mbrojtur nga UNESCO po shembet çdo ditë e më shumë pasi qeveria ka në plan ndërtimin e një Bypass-i që nis nga Ura e Nanxës, monument kulture i ndërtuar një shekull më parë dhe përfundon tek Urat e Mëdha në lagjen Dunavat. Në këto kushte, drejtuesja e DRKK Gjirokastër Pezana Rexha s’ka pranuar në mënyrë kategorike të pronocohet lidhur me këtë cështje pasi është tepër delikate. Ajo ka pranuar se pritet raporti nga UNESCO për të certifikuar nëse ka dëmtim apo jo ndërkohë që shifet qartë që kjo urë është rrënuar.
Rexha ka pohuar se tashmë është faza e parë ku të gjitha objektet monument kulture vlerësohen dhe më pas do të përzgjidhen edhe ato që nuk janë në këtë listë, që t’i bashkohen asaj.
Projekti i ByPass i cili u “rishikua” njëherë nga qeveria, cënon të paktën tre ura, atë të Zerzebilit, monument kulture kategoria e parë, dy banesa që janë në krye të lagjes Dunavat, konkretisht objektet e familjes Karagjozi dhe një zonë me potencial të lartë arkeologjik.
Burime jo zyrtare pohojne se sikleti qe paraqiti drejtoresha e DRKK Gjirokastër Pezana Rexha dhe refuzimi për t’iu përgjigjur interesimit tonë për këtë urë, lidhet edhe me faktin se Ura e Zerzebelit pritet që të hiqet nga lista e monumenteve të kulturës dhe në vend të saj, të vendoset një urë e ndodhur në lagjen Dunavat.