Gjirokastriti rikthehet në krye të ballshiotëve të “Bylisit”

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjirokastriti Arjan Bellai, rikthehet në stolin e Bylisit.

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka marrë zyrtarisht drejtimin e klubit ballshiot, këtë herë me misionin për ta rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Bellai drejtoi Bylisin edhe në fillim të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, por u tërhoq pasi rezultatet nuk ishin të duhurat.

Edhe në këtë eksperiencë të tij, Bellai do të shoqërohet nga greku Kosta Michailidis, ndërsa përgatitës atletik do të jetë argjentinasi Francisco Tursi.

Share This Article