Aksident në Llogara, “Benz-i” përplas këmbësorin 60-vjeçar

Jugulajm.net
0 Min Read

Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Vlorë-Llogara, shtetasi A. B, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin P. R., 60 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Share This Article