Drejtoresha e shkollës së mesme në Çërravë të Pogradecit, shtetësja me inicialet V.M., 45 vjeçe, është pezulluar nga detyra pasi pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar për arsimtaren masat “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, vendime të cilat sipas policisë janë ekzekutuar ditën e sotme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.