EMRAT-FOTO/ Tragjedi për çiftin shqiptar, i zë korrenti në USA, 24-vjeçari humb jetën, ndërsa e fejuara…

Jugulajm.net
1 Min Read

Tragjedi për një çift të ri shqiptarësh në SHBA. Mësohet se, Kolë Nikprelaj dhe e fejuara e tij u goditën nga rryma elektrike në Marina Wright Island në New Rochelle.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe vajza ndodhet ne gjendje të rëndë, ndërsa Kola ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar.

Nikprelaj ishte 24 vjeç dhe do të mbushte 25 këtë muaj. Ai kishte mbaruar shkollën e mjekësisë dhe ishte gati të fillonte në Qendrën Mjekësore Berkshire.

Nikprelaj dhe e dashura e tij Dila Bujaj sapo kishin përfunduar xhiro me jet-ski kur u godit nga një tel elektrik. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në Hartsdale.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur