Një 67 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës të policisë në detyre.
Sipas policisë mësohet se policia e Librazhdit ka vënë në pranga këtë shtetas, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Përrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.