Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi dje në aksin Tiranë-Durrës aksidentoi për vdekje një 51-vjeçar.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se i riu me inicialet A.Y., banues në Këlcyrë përplasi me makinë 51-vjeçarin me inicialet Sh. A.

Nga informacionet zyrtare mësohet se për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve).

Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.