Tepelenë/ Procedohen 2 të moshuarit, akuzohen për zjarrvënie dhe dëmtim prone

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Sh. K., 66 vjeç dhe P. K., 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article