Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës.
Sipas informacioneve të para, i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e përsëritur në disa raste në plazhet shqiptare.
Dyshohet se i riu ka pasur komplikacione shëndetësore, ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.