Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen që u raportua në Greqi, ku një 13-vjeçare shqiptare u ngacmua seksualisht nga gjyshi i shoqes së saj.
Në një rrëfim për mediat greke babai i vajzës së mitur ka treguar detaje se si ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur teksa e mitura shkonte te shoqja për të luajtur. 85-vjeçari i cili e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë, ka tentuar ta përdhunojë e mitura e ka shtyrë me force, dhe ka arritur të shpëtojë, sipas rrëfimit të babait
“Ai e futi në qoshe. E kapi në gjoks, në të pasme. Ai do ta përdhunonte. Për fat, vajza është një fëmijë i fortë dhe e ka shtyrë kështu arriti të shpëtojë. Vajza ime ishte e fortë dhe mbijetoi, por nuk e di nëse ka fëmijë të tjerë që mund të vuajnë prej tij. Fëmijët ishin shoqe për 3-4 vjet. Vajza ime shkonte në shtëpinë e saj, vajza tjetër vinte në shtëpinë tonë. Fëmija jeton me nënën e saj dhe ai jeton më poshtë. Kohët e fundit, kur vajza ime shkonte atje, ai filloi ta prekte pak në shpinë, pak në bel. Në fillim vajza ime ishte habitur. Por sa herë shkonte fëmija kishte frikë të fliste”, tha ai.
Ndër të tjera babai i vajzës së mitur shprehet se i moshuari është një person i rrezikshëm, i cili mund të përsërisë veprimeve të tij vulgare ndaj një viktime tjetër.
“Po flasim për një pedofil që është i lirë sepse ajo që ka bërë është kundërvajtje. U largua nga shtëpia dhe nuk e gjetën dot. Në kafenenë që frekuenton ka thënë se ua ka bërë edhe më parë fëmijëve të tjerë. Fëmija ynë gjeti guximin dhe foli. Fëmija im për fat ia doli. Nëse shkon te një fëmijë tjetër çfarë do të ndodhë?”, tregon babai i të miturës.