Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka paralajmëruar se stacioneve të plazhit pa vrojtues do t’i prishet kontrata dhe se po ashtu do të ketë edhe ndëshkime.
“Kemi nisur me prishjet e kontratave. Kjo është një masë që po e zbatojmë sivjet, sepse e kemi futur në Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe do të jemi të detyruar ta aplikojmë sa herë që nuk ka respektim të kriterit që bëhet i detyrueshëm, siç është prezenca e vrojtuesit”, tha ministrja Kumbaro gjatë kontrolleve në Durrës e Kavajë.
Ministrja Kumbaro paralajmëroi sërish se operatorët turistikë që kryejnë aktivitete me mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, duhet të jenë patjetër të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.