Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.