Skandaloze/ Automjeti përplas të moshuarin, shoferi ikën dhe e lë në mes të rrugës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje aspak humane është shënuar në Fier, pranë fshatit Agim të Libofshës.

Një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes i pashqetësuar për gjëndjen shëndetësore të të moshuarit, taman sikur të kishte përplasur një kafshë dhe jo njeri.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët i kanë vrapuar ta ndihmojnë shtetasin e identifikuar me inicialet P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë duke i dhënë dhe pak ujë dhe më pas kanë njoftuar efektivët.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i motomjetit, 60 vjeçar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Share This Article