Ka një tërheqje të lehtë, të valëvë të të nxehtit afrikan në vendin tonë duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit por moti mbetet sërisht i kthjellët në të gjithë vendin.
Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det me shpejtesi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.